Një botë madhështie dhe elegance
SeeHëna është më tepër se një vend fizik, është një hapësirë banimi që bën bashkë ëndrrat me shpirtrat tanë dhe na lejon të jetojmë një jetë autentike. Të gjithë muret e kësaj rezidence tregojnë personalitet dhe individualitet. SeeHëna është projektuar me mjeshtëri dhe kujdes, duke realizuar shtëpitë e ëndrrave në një stil bashkëkohor, që i plotësojnë kërkesat moderne të një shtëpie banimi.
Shiko më shumë

RRETH NESH

SeeHëna është më tepër se një vend fizik, është një hapësirë banimi që bën bashkë ëndrrat me shpirtrat tanë dhe na lejon të jetojmë një jetë autentike.


SeeHëna Residence është rezidenca më e re në Shqipëri, e vendosur në kodrën e bukur dhe mahnitëse të zonës Mjull Bathore përbri Saukut.


Ky kompleks rezidencial është shpërndarë mbi një sipërfaqe prej 61 150 m2 dhe synon të krijojë më shumë se vetëm një banesë – synon të ndërtojë shtëpinë e ëndrrave për secilin individ. Këtu gjeni një harmoni të jashtëzakonshme midis dashurisë, rehatisë dhe elegancës.


Çdo sipërfaqe dhe çdo detaj është menduar me kujdes, duke përdorur materiale të zgjedhura.


Me një sipërfaqe prej 61 150 m2 ky oazë i qetësisë dhe lumturisë ofron një shumëllojshmëri ambientesh dhe banesash, me 58 vila, 33 vila te bashkengjitura dhe 88 apartamente.Vilat shquhen për stilet e ndryshme, me sipërfaqe që variojnë nga 250 m2 deri në 750 m2, duke ofruar një kombinim të përsosur të rehatisë dhe elegancës.

Investitori dhe ndërtuesi i projekti “SeeHëna Residence” është kompania “BI ONE Construction Group” e cila ka një eksperiencë 15 vjecare në fushën e ndërtimit. Deri më sot kompania numëron mbi 250,000 metra katror ndërtime në zona të ndryshme.

0 M2
SIPERFAQE TOTALE
0
NJËSI VILA
0
VILA TË BASHKËNGJITURA
0
NJËSI APARTAMENTE

Siguri Maksimale

Rezidenca përfshin një sërë masash për të garantuar mirëqenien dhe sigurinë e banorëve, duke krijuar një ndjenjë paqeje dhe qetësie brenda hapësirës së tyre të jetesës. Rezidenca ka teknologji të avancuar mbikëqyrjeje. Ka një rrjet kamerash CCTV të një teknologjie të lartë.

Parqe të ndryshme argëtimi

Këto hapësira rekreative të dizajnuara me kujdes ofrojnë një mori përvojash emocionuese dhe mundësi argëtimi dhe relaksimi për të gjitha moshat.

Pishina

SeeHëna ju ofron një përvojë të paharrueshme të relaksimit dhe kujdesit personal, duke filluar nga pishina e bukur që ndodhet në godinën multifunksionale të rezidencës.

Mirëmbajtje teknike 24 orë

SeeHëna Residence përkujdeset përmes shërbimeve të dedikuara për mirëmbajtjen e hapësriave të përbashkëta të kompleksit.

Qendër Multifunksionale

Rezidenca SeeHëna ofron mundësinë e një godine me natyrë multifunksionale të shërbimeve si market, këndi i shëndetit, kopësht për fëmijë, bar, restorant, piceri dhe pishinë.

Cilësia e ndërtimit

Materialet që do të përdoren do të jenë ekologjike duke qëndruar besnike kundrejt elementeve natyrorë që e rrethojnë rezidencën. Sistemet e jashtme të godinave do të realizohen me fasada termike sipas normave të eficencës energjitike me performancë të shkëlqyer kundrejt faktorëve atmosferik duke siguruar kështu temperaturën optimale të ambientit të brendshëm.

REZIDENCAT

Pallati rezidencial trekatësh, me apartamente 2+1, 3+1 dhe dublex, është projektuar me të gjitha funksionet e nevojshme, duke përfshirë dhomën e ndenjes, kuzhinën, banjën dhe dhomën e gjumit, të organizuar në një nivel, si një apartament tipik. Të gjitha ambientet janë të ndriçuara në mënyrë natyrale dhe sipërfaqet janë projektuar në përputhje me standardet e projektimit.

RRETH NESH

ARTI I DIZAJNIT ARKITEKTONIK

Një rezidencë me një dizajn arkitekturor magjepsës, i cili kombinon me mjeshtëri disa stile, me një ndërthurje të veçantë të klasicizmit dhe modernizmit, kështu shpalos një dizajn arkitektonik ekskluziv me vëmendje të veçantë ndaj detajeve. Kjo ndërtesë rezidenciale është zhveshur nga klishetë. Këtu, të gjitha gjërat duket se e tejkalojnë kohën dhe hapësirën, duke krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme dhe një hapësirë të qetë dhe frymëzuese.

Çfarë ne ofrojmë

Natyra është një element i jashtëzakonshëm që lidhet ngushtë me kompleksin tonë. Gjelbërimi është baza themelore e dizajnit arkitektonik urban, duke krijuar një harmoni tërheqëse midis ndërtesave dhe mjedisit ku ndodhen. Përdorimi i hapësirave të gjelbra të qeta ofron një atmosferë të përkryer për banorët dhe vizitorët, duke krijuar një marrëdhënie të mrekullueshme mes njeriut dhe natyrës.
Ne ofrojmë një shumëllojshmëri të komoditeteve dhe përvojave të nivelit të lartë që plotësojnë çdo dëshirën tuaj në kompleksin rezidencial. Përvojat që ofrojmë janë të rafinuara në mënyrë që të plotësojnë të gjitha nevojat tuaja dhe të tejkalohen pritshmëritë. Ne e kultivojmë një ambient harmonik, i cili ju lejon të shijoni cilësinë më të mirë të jetës.

Siguri Maksimale

Parqe të ndryshme argëtimi

Mirëmbajtje teknike 24 orë

Pishina

Cilësia e ndërtimit

Qendër Multifunksionale

Rezervo një takim

×