Rreth nesh

SeeHëna është më tepër se një vend fizik, është një hapësirë banimi që bën bashkë ëndrrat me shpirtrat tanë dhe na lejon të jetojmë një jetë autentike. SeeHëna Residence është rezidenca më e re në Shqipëri, e vendosur në kodrën e bukur dhe mahnitëse të zonës Mjull Bathore përbri Saukut. Ky kompleks rezidencial është shpërndarë mbi një sipërfaqe prej 61 150 m2 dhe synon të krijojë më shumë se vetëm një banesë – synon të ndërtojë shtëpinë e ëndrrave për secilin individ. Këtu gjeni një harmoni të jashtëzakonshme midis dashurisë, rehatisë dhe elegancës. Çdo sipërfaqe dhe çdo detaj është menduar me kujdes, duke përdorur materiale të zgjedhura. Me një sipërfaqe prej 61 150 m2 ky oazë i qetësisë dhe lumturisë ofron një shumëllojshmëri ambientesh dhe banesash, me 58 vila, 33 vila te bashkengjitura dhe 88 apartamente.Vilat shquhen për stilet e ndryshme, me sipërfaqe që variojnë nga 250 m2 deri në 750 m2, duke ofruar një kombinim të përsosur të rehatisë dhe elegancës. Investitori dhe ndërtuesi i projekti “SeeHëna Residence” është kompania “BI ONE Construction Group” e cila ka një eksperiencë 15 vjecare në fushën e ndërtimit. Deri më sot kompania numëron mbi 250,000 metra katror ndërtime në zona të ndryshme.

Krijimi i hapësirave harmonike për një jetë të mirëjetuar

Në SeeHëna Residence, ne e kuptojmë se shtëpia është më shumë se thjesht mure dhe tavane. Ajo është një hapësirë që të jepë zemër të krijosh momente të veçanta dhe të ndash historitë e bukura të jetës tuaj.
Volumet e ndërtesave janë të rregullta dhe të përsosura, me forma vertikale që krijojnë një stil unik për të gjithë kompleksin.
Paleta e ngjyrave e përdorur është e lehtë, e hapur dhe e ngrohtë, duke iu referuar ngjyrave të tokës, kafe e bardhë dhe gri, të cilat shkrihen lehtësisht me gjelbërimin Përdorimi i pllakave të betonit ose gurit për sistemin e vilave dhe trotuareve, në varësi të pozicionit, i japin një ndjenjë njerëzore pjesës urbane të kompleksit.
Si grup ndërtimi dhe projektimi, kemi analizuar dhe konceptuar secilin element të nevojshëm për secilën ndërtesë, duke qenë në trend dhe funksionale për të siguruar komoditetin e jetës në to. Çdo parcelë është e ndryshme dhe ka një qasje të veçantë për objektet e tyre të planifikuara, bazuar në tipologjitë e vilave ose godinave dy-katëshe të dizajnuara.
0 M2
SIPERFAQE TOTALE
0
NJËSI VILA
0
VILA TË BASHKËNGJITURA
0
NJËSI APARTAMENTE

ARTI I DIZAJNIT ARKITEKTONIK

Një rezidencë me një dizajn arkitekturor magjepsës, i cili kombinon me mjeshtëri disa stile, me një ndërthurje të veçantë të klasicizmit dhe modernizmit, kështu shpaloset një dizajn arkitektonik ekskluziv me vëmendje të veçantë ndaj detajeve. Ky projekt rezidencial është zhveshur nga klishetë. Këtu, të gjitha gjërat duket se e tejkalojnë kohën dhe hapësirën, duke krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme dhe një hapësirë të qetë dhe frymëzuese.

Çfare ne ofrojmë

Natyra është një element i jashtëzakonshëm që lidhet ngushtë me kompleksin tonë. Gjelbërimi është baza themelore e dizajnit arkitektonik urban, duke krijuar një harmoni tërheqëse midis ndërtesave dhe mjedisit ku ndodhen. Përdorimi i hapësirave të gjelbra të qeta ofron një atmosferë të përkryer për banorët dhe vizitorët, duke krijuar një marrëdhënie të mrekullueshme mes njeriut dhe natyrës. Ne ofrojmë një shumëllojshmëri të komoditeteve dhe përvojave të nivelit të lartë që plotësojnë çdo dëshirën tuajën në kompleksin rezidencial. Përvojat që ofrojmë janë të rafinuara në mënyrë që të plotësojnë të gjitha nevojat tuaja dhe të tejkalohen pritshmëritë. Ne e kultivojmë një ambient harmonik, i cili ju lejon të shijoni cilësinë më të mirë të jetës.
×